Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 65-vjeçari, policia jep detajet
24/09/2021 07:04
Një 65-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në territorin e jashtëm të banesës së tij në fshatin Ngurrëz e Vogël në Lushnjë.
Policia bën me dije se shtetasi Faik Veliu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Top Channel