Arrestohet në Itali Puigdemont, krimi i tij: Shpalli pavarësinë e Katalonjës!

24/09/2021 14:18

Referendumi për pavarësi që e nxiti Puxhdemontin të shpallte pavarësinë e rajonit u konsiderua i paligjshëm nga qeveria spanjolle. Njeriu që kërkoi aq shumë mëvëtesinë e vendlindjes së tij pritet të dalë para gjykatës më vonë gjatë 24 shtatorit, në një seancë dëgjimore, në të cilën mund të meret vendim për esktradimin e tij në Spanjë për t’u përballur me akuzat për kryengritje.

Puxhdemont u largua nga Katalonjas, një nga rajonet më të pasura të Spanjës, pas referendumit të vitit 2017 dhe jetoi në Belgjikë. Ai ka dhe një vend të fituar në Parlamentin Europian.

Puigdemont fillimisht ka pasur imunitet nga ndjekja penale, pasi u bë eurodeputet në 2019, por imuniteti iu hoq në muajin mars. Referendumi i vitit 2017 nxiti një krizë politike në Spanjë, pasi Parlamenti rajonal i Katalonjës shpalli shkëputjen nga shteti spanjoll dhe Madridi ndërhyri asokohe duke vendosur me dorë te hekurt një regjim direkt mbi rajonin.

Top Channel