SHBA/ 2.700 humbje jete nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

23/09/2021 17:11

681.222 ka arritur numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në SHBA, prej të cilëve 2.700 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 42,54 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,65 milionë raste të konfirmuara dhe 68.239 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 212,5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 182,3 milionë dozën e dytë.

76 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Top Channel