Qëndroi 2 orë e gjysmë në parkingun e spitalit se kishte Covid, gruaja shtatzënë humb foshnjen

23/09/2021 18:06

Një grua shtatzënë ka humbur fëmijën e saj pasi u detyrua të priste në parkingun e spitalit për dy orë e gjysmë sepse ishte e infektuar me Covid-19.

Fationa Nikolli, me origjinë shqiptare ishte 32 muajshe shtatzënë qëndroi jashtë spitalit të grave në Birmingham derisa të lirohej një dhomë për të. Nikolli, e cila ka dy fëmijë të tjerë, shkoi për 5 minuta në spital sepse kishte frikë se nuk mund të ndjente më foshnjen e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin korrik.

Pasi u gjet një dhomë e izoluar, rreth orës 12:30 të drekës, iu nënshtrua operacionit cezarian, por fëmija i saj lindi i vdekur. Sipas mediave britanike, Nikolli zbuloi fjalët e mjekut, i cili i tha: “Nëse do të kishe ardhur më parë, do ta kisha shpëtuar foshnjen.”

Kanë kaluar thuajse tre muaj dhe Fationa Nikolli nuk ka ende një përgjigje nga spitali për tragjedinë.

Top Channel