Johnny Depp: Askush nuk është i sigurtë nga ‘kultura e përmbysjes’/ Bën thirrje për revoltë ndaj fenomenit neoliberal të ‘cancel culture’ (fotot)

23/09/2021 16:28

Ylli i Hollywood, Johnny Depp ka folur dje me pasion kundër fenomenit shoqëror të viteve të fundit të njohur si “cancel culture”, duke paralajmëruar se përmbysja e vlerave apo rikthimi i dhunshëm e hakmarrës ndaj mëkateve të së shkuarës i ka kaluar kufijtë, duke shkatërruar jetën e kujtdo ndaj të cilit lëshohet turma e ndërlidhur e botës mediatike dixhitale.

Ka dalë aq shumë jashtë kontrolli sa që ju garantoj se askush nuk është i sigurtë, asnjë prej jush nuk është i sigurtë,” tha dje Depp në festivalin spanjoll të filmit në San Sebastian.

Protagonisti i filmit ‘Pirati i Karaibeve’ tha se pasojat e kulturës moderne të përmbysjes së vlerave më parë të pranuara, mund të jenë të pamasa.

 Mjafton një fjali dhe më pas nuk ka më hapësirë, qilimi tërhiqet nën këmbët e tua,” tha Depp. Nuk jam vetëm unë ai që i ka ndodhur kjo. I ka ndodhur shumë njerëzve. Për fat të keq vjen një pikë kur njerëzit besojnë se është diçka normale, ose se është për fajin e vetë tyre, por kjo nuk është fare e vërtetë”.

Depp u detyrua të tërhiqej nga roli në filmin e studiove Warner Bros, ‘Fantastic Beasts’ në 2020, kur humbi padinë ndaj agjencisë britanike ‘The Sun’ që e kishte quajturrrahës gruaje në një artikull në prill 2018. Ai ka paditur ish-gruan e tij Amber Heard për shpifje duke thënë se pretendimet e saj ishin të rreme.

Depp shtonte: Besoj se është si të jesh i armatosur me ‘të vërtetën’, te verteten mediatike ta perdoresh si arme, nuk ka rëndësi nëse ka një gjykim. Gjendja aktuale e Hollywood nuk është si më parë.

Depp falenderoi zyrtarët e festivalit të San Sebastian për mbështetjen e tyre  dhe për “mos rënien ne grackën e “nocionit të tashmes e të mëparshmes, që nuk ekziston”.

 Nuk kam bërë asgjë, unë bëj vetëm filma,” tha Depp.

FOTO GALERI
1/3
Johnny Depp tha se përmbysja e vlerave apo rikthimi i dhunshëm e hakmarrës ndaj mëkateve të së shkuarës i ka kaluar kufijtë

Top Channel