I vaksinoi gruan pa e pyetur, kanadezi “bën për vdekje” infermieren!

23/09/2021 16:48

Policia kanadeze është vënë në kërkimin e një burri që dyshohet se rrahu një infermiere vetëm sepse i administroi bashëshortes një dozë vaksine kundër Covid 19 pa pëlqimin e tij.

Burri hyri i zemëruar në farmacinë ku infermierja po kryente imunizimin e njerëzve në qytetin Sherbrooke të Quebecut, dhe filloi t`i bërtiste me të madhe. Paskësaj, tepër i acaruar nga fakti që vaksinimi i të shoqes ishte bërë pa OK-in e tij, e goditi infermieren në fytyrë e u largua me shpejtësi. Infermierët në të gjithë botën janë përballur me raste abuzimi, përpos stërmundimit të madh në punë gjatë betejës kundër koronavirusit.

Në mbarë Kanadanë, janë përshkallëzuar përpara zgjedhjeve federale të kësaj jave. Sipas Reuters, ky vend ka administruar të paktën 55 milionë doza të vaksinave anti-Covid, mjaftueshëm për të vaksinuar 73.6% të popullatës. Pavarësisht kësaj, infeksionet po rriten vazhdon agjensia prestigjoze e lajmeve, dhe cdo ditë në Kanada raportohen së fundi gati 4.400 infektime të reja.

Top Channel