Derrat e egër “pushtojnë” Italinë: 2 milionë kafshë, autoritet s`i bëjnë dot “zap”!

23/09/2021 13:55

Me emergjencën e pandemisë që e ka reduktuar prej muajsh praninë njerëzore në ambjentet e hapura të Italisë, derrat e egër gjetën “parajsën” e mësynë qytete dhe fshatra në mbarë vendin.

2.3 milionë kafshë bredhin të lira në zona të banuara, duke sjellë probleme të mëdha trafiku e duke shkatërruar të mbjellat. Derrat e egër po dëmtojnë dhe kosha mbeturinash e po bëhen shpërndarës të plehrave duke vënë në rrezik shëndetin e sigurinë e njerëzve, thonë zyrtarët.

Dëmet e shkaktuara prej tyre nëpër fshatra llogariten në të paktën 200 milionë euro në vit, me dëmtimin e prodhimeve bujqësore dhe kompromentimin e ekulibrit mjedisor sidomos në zonat që vuajnë tashmë humbjen e biodiversitet shtazor e bimor.

Nga ana tjetër, autoritetet japin alarmin edhe për rrezikun e sëmundjeve që mund te bartin këto kafshë, duke nisur nga ajo qe njihet si murtaja afrikane e derrave.

Top Channel