Video/ Greqia nuk gjen qetësi, vatër e madhe zjarri në periferi të Athinës

21/09/2021 02:12

Greqia nuk gjen qetësi nga zjarret. Në periferi të Athinës, në zonën e Nea Makri u raportua për një vatër të madhe zjarri.

Top Channel ka mësuar se zjarri ka shkrumbuar disa automjete dhe banesa. Ndërhyrja e dhjetëra forcave zjarrfikëse ishte e menjëhershme duke bërë të mundur që vatra e zjarrit të vihet nën kontroll.

Nuk dihet akoma nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo. Kujtojmë vatra të shumta zjarresh kanë shkrumbuar sipërfaqe të konsiderushme pyjesh, kanë djegur qindra banesa dhe automjete gjarë verës në të gjithë Greqinë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel