“Pompei 2”: skenat tmerruese kur llava zbret në rrugë, gllabëron shtëpitë në La Palma!

21/09/2021 15:44

Pamjet dramatike nga shpërthimi i vullkanit Cumbre Vieja tregojnë përmasat reale të katastrofës në ishujt Kanarie, ku llava ka zbritur nëpër rrugë e ka gllabëruar banesa e shkolla.

Mijëra persona u evakuan nga zona me urgjencë, sipas kryetarit te ishujve, Angel Victor Torres, sipas të cilit nuk parashiket të ketë më evakuime të tjera pasi llava po lëviz drejt bregdetit dhe dëmi do të jetë vetëm material.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, shkoi në La Palma vetëm disa orë pas shpërthimit të vullkanit, për të biseduar me autoritetet lokale. Fluturimet në Ishujt Kanarie, një destinacion i njohur turistik, janë duke vazhduar normalisht.

La Palma ka qenë në gjendje gatishmërie pasi mijëra dridhje toke janë raportuar javën e kaluar.

Top Channel