SHBA nis sulme të reja ndaj objektivave ushtarake në Iran, hyn në fuqi bllokada detare 250 përkthyes dhe bashkëpunëtorë të tjerë afganë të organizatave ndërkombëtare që kërkonin zhvendosjen në Britani, rrezikojnë jetën pasi të dhënat e tyre u kopjuan gabimisht në një email nga Ministria e Mbrojtjes.
Adresat e tyre të postës elektronike mund të shiheshin nga të gjithë marrësit, duke ekspozuar emrat e njerëzve e madje edhe disa foto profili të lidhur me to. Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace urdhëroi nisjen e menjëhershme të një hetimi për zbardhjen e këtij incidenti, që vë në rrezik shumë persona.
Ministria kërkoi ndjesë për gabimin, i cili mund t`u kushtojë shtrenjtë mjaft përkthyesve afganë që kanë mbetur pas, e që po përpiqen t`i fshihen hakmarrjes së talebanëve.
“ E vërteta është se ne kemi lënë atje shumë përkthyes dhe e gjithë kjo mund të ketë ndikim të thellë tek ajo pjesë e tyre e mbetur në Afganistan”, u shpreh ligjvënësi konservator Johnny Mercer për BBC. Mercer kishte folur me vëllain e një afgani të trajnuar nga britanikët për të shërbyer në forcat speciale vendase, i cili është ekzekutuar nga talebanët pas tërheqjes së forcave amerikane dhe të aleatëve. Familjarët e tij tani janë fshehur, nga frika se mund t`i presë i njëjti fat.
Top Channel