Në takimin e parë me Alvisën, Edi duket se i ka dhënë vëmendje maksimale dhe ka bërë një deklaratë të papritur duke thënë se do ta refuzojë Adën sepse nuk është natyrale.
Ndonëse u duk shum i afruar në takimin e parë me Adën, Edi tha se nuk i pëlqen më duke vënë në pah edhe faktin që ka kryer ndërhyrje.
Alvisa: Çfarë do kishe bërë për mua?
Edi: Unë për ty isha hedhur nga kati i 10-të poshtë. Po ti për mua? Hiç asgjë.
Alvisa: A punon ndopak ti apo jo?
Edi: Jam shumë punëtor.
Alvisa: Dyshoj shumë se më dukesh shumë i përkëdhelur.
Edi: Kam punuar nja 4 vjet, por e lashë punën për të takuar ty. Ada nuk më është përshtatur shumë, nuk është natyrale. Ja kam futur bllok.
Alvisa: Do e refuzosh po të ftojë në takime?
Edi: Shohim pastaj. Nëse e bllokoj një njeri, e heq fare.
Top Channel