110 vite burg për “call center”/ Vodhën italianët, GJKKO dënoi 16 persona për mashtrime kompjuterike 28 vjeçarja, Xhensila Bardho është një prej të rinjve me aftësi të kufizuara në Shqipëri që përpiqet çdo ditë të trajtohet me dinjitet. Pavarësisht vështirësi e të saj në lëvizje, 28 vjeçarja udhëtoi nga fshati Grabovicë deri në Pogradec për të qenë mes protestuesve që kërkojnë zbatimin e vendimit të gjykatës dhe marrjen e lekeve të prapambetura nga indeksimi.
Kjo ishte një prej betejave të saj me te vogla sepse prej vitesh ajo përballet me vështirësi edhe më të mëdha.
4 vite më parë Xhensila përfundoi studimet në inxhinierinë ushqimore duke qenë e vetmja vajzë në grupin prej 25 studentesh, por ende sot nuk e ka një punë. Edhe pse ju desh te hiqte dore nga pagesa e kujdestarisë qe për fitonte nena e saj, ajo vendosi qe studimet ishin te rëndësishme dhe shpresoi se mundi i 5 viteve do ti shpërblehej por ajo sot jeton me 100 mije leke te vjetra ne muaj
Për personat me aftësi ndryshe çdo dite e jetës është një beteje me vete por shqetësimi me i madh mbeten vështirësitë financiare me te cilat përballen.
Top Channel