Prag lufte mes Koreve: Veriu lëshon dy raketa balistike, Jugu mobilizon ushtrinë! 

15/09/2021 11:11

Seuli është vënë në alarm pas lajmit se Koreja e Veriut hodhi dy raketa balistike në det, dikur drejt ujërave të bregut lindor të Gadishullit Korean.

Autoritetet e inteligjencës jug-koreane dhe amerikane janë duke i analizuar detajet, ndërsa Koreja e Jugut menjëherë ka përforcuar pozicionin e saj mbikëqyrës kundër Koresë së Veriut, ndërsa ushtria është në gatishmëri. Veprimi i Penianit vjen vetëm pak ditë pasi vendi komunist testoi raketa cruz me rreze të gjatë veprimi.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA i cilësoi ato si “armë strategjike me rëndësi të madhe”. KCNA tha se raketat kanë goditur me sukses objektivat, gjatë provave më 11 dhe 12 shtator, dhe “më pas kanë rënë në ujërat territoriale të vendit”. Por ushtria amerikane i cilësoi testimet e kryera prej Koresë së Veriut si një “kërcënim” për fqinjët e tij e më gjerë.

Ekspertët thonë se raketat e testuara kanë aftësitë të mbartin dhe koka me mbushje bërthamore. Koreja e Veriut është nën sanksione ndërkombëtare për armët e saj atomike dhe programet e raketave balistike, për të cilat pretendon se i duhen për të mbrojtur veten kundër pushtimit të mundshëm amerikan.

Top Channel