Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrat e qeverisë “Rama 3 “ pa asnjë kundërshtim mbrëmjen e sotme.

Emërimi i ministrave erdhi pas përgjigjes që mori nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK nëse ministrat ishin nën hetim apo jo.

Ky dekret e dërgon Edi Ramën për të tretën herë në presidencë por kësaj here me një ndryshim shumë të madh krahasuar me dy herët e para.

Betimin bashkë me kabinetin e ri qeverisës do t’i duhet ta bëjë përpara presidentit Ilir Meta, të shkarkuar nga parlamenti pas përplasjeve të forta para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Qeveria “Rama 3” përbëhet nga:

1) Edi Rama- Kryeministër;
2) Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

3)  Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4)  Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
5)  Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
6) Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
7)  Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
8) Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9)  Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
10) Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
11) Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
12) Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
13) Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
14) Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
15) Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16)  Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
17)  Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Me marrjen e përgjigjes edhe nga SPAK për mospasje regjistrimi çështjesh hetimore për ministrat e propozuar, presidenti Ilir Meta dekretoi kabinetin Rama 3.

Presidenti nuk e ka shfrytëzuar kohën e shtatë ditëve që kushtetuta i lë në dispozicion por menjëherë pasi ka marrë OK për pastërtinë e ministrave nuk hezitoi të hedh firmën mbi dekret.

Të 16 emrat e propozuar nga Rama të prirë prej tij do të shkojnë në ditët në vijim për tu betuar në presidencë.

Por përpara betimit përpara presidentit kryeministrit do ti duhet të marrë votëbesimin e parlament përmes një seance të posaçme nga ku do të prezantojë programin e qeverisë.

Kjo pritet të jetë një seancë e gjatë dhe me debate pasi çdo ministër do të paraqesë programin e ministrisë që do të drejtojë e ti përgjigjet pyetjeve nga opozita.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu thotë se kjo seancë me të gjitha gjasat do të zhvillohet përpara kësaj të dielës të 19 Shtatorit pasi kryeministri udhëton drejt New Yorkut për të marrë pjesë në punimet e asamblesë vjetore të OKB.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA