Angela Merkel, kancelaria gjermane në largim ka zgjedhur Beogradin sot dhe Tiranë nesër për turin e saj të lamtumirës.

Merkel mbërrin në tiranë pas orës 10 të mëngjesit dhe takimin e parë do e ketë kokë më kokë me kryeministrin Rama në Pallatin e Brigadave e më pas takimi bilateral mes tyre qeverive. Por nesër në Tiranës do të mbërrijnë edhe kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit perëndimor, të cilët do të marrin pjesë në një takim në ambientet e Tirana biznes park. Në fund të takimit Rama dhe Merkel do flasin për gazetarët.

Kancelarja ka zgjedhur të vizitojë vetëm Beogradin dhe Tiranën. Përse? Shumica e vendeve në Ballkanin Perëndimor kanë synime dhe probleme të ngjashme: anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), e në të njëjtën kohë edhe një mori sfidash të brendshme, nga ato ekonomike, korrupsioni, mungesa e reformave dhe tensionet ndëretnike. Ndaj politikat e Gjermanisë dhe BE-së reflektohen fuqishëm edhe në çështjet e brendshme në Serbi dhe vendet e tjera të rajonit.

Marko Savkovic nga Fondi për Përsosmëri Politike thotë për DW se “interesat gjermane ne BP nuk kanë ndryshuar, sepse Gjermania është ende e interesuar për një rajon të qëndrueshëm, i cili nuk prodhon probleme. Ajo është e interesuar për një Ballkan ku rruga e emigrantëve është nën kontroll, e në të njëjtën kohë ka dhe një rritje të lartë të pranisë ekonomike gjermane në Serbi. Mendoj se ky do të mbetet prioritet edhe në të ardhmen”, shprehet ai.

Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështjet Evropiane mendon se Merkel po shkon në Beograd për të mbështetur përsëri Aleksandar Vuçicin dhe kjo do të përdoret për fushatë zgjedhore në Serbi”, thotë Beshiri. Sipas tij, fakti qe zgjodhi Beogradin dhe Tiranën tregon se Merkelit Vucic dhe Edi Rama i duken si fëmijët e saj të dashur në Procesin e Berlinit, të cilin ajo nuk ka arritur ta realizojë në tërësi. Kam frikë se largimi i saj nga skena politike do të jetë edhe fundi i Procesit të Berlinit, i cili kurrë nuk u konceptua si zëvendësim i anëtarësimit në BE, por si një motor rajonal i reformave, i cili më pas do të çonte në anëtarësimin në BE”, thotë për DWË, Naim Leo Beshiri.

Interesate është që Merkel nuk do të shkojë as në Kosovë. Nuk besoj se ky është distancim ndaj Kurtit, por interesante është që ajo nuk po shkon atje. Në fund, nuk e di pse ajo nuk po shkon as në Maqedoninë e Veriut, e cila është shtyrë pa meritën e saj në fund të listës së vendeve për integrim evropian”, konstaton Savkovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA