LIVE/ Teherani godet dy herë impiantin më të madh të gazit në botë, Izraeli vijon fushatën kundër Hezbollahut në Liban, Trump: Nuk do të dërgoj trupa në Iran 200 milionë paundë ka shpenzuar Britania për të pajisur një ushtri të vërtetë rojesh bregdetare me motorë uji, në mënyrë që zmbrapsin çdo gomone me emigrantë e t`i kthejnë ata të gjithë mbrapsht në Francë.
Stërvitja e forcës kufitare ka vazhduar përgjatë gjithë verës, edhe pse njoftohet vetëm tani. Planet e mbikëqyrura nga ministrja e brendshme britanike, Priti Patel, parashikojnë patrullime prej dy rojesh me motorë uji, detyra e të cilëve do të jetë të pikasin gomonen e ta bllokojnë në kohën që tenton kalimin. Njëri motor do ta shtyjë nga pjesa e parme, dhe tjetri nga pas duke e rrotulluar me qëllimin t`i kthejnë drejtimin e do të shoqërojnë më pas deri në ujërat franceze.
Jo të gjithë janë entuziastë megjithatë nga kjo ide. Ish kreu i marinës, admirali Lord West tha se plani është praktikisht “një aksident që pritet të ndodhë, aspak i zgjuar dhe problematik, ndërsa paralajmëroi se manovra e komplikuar mund të shkaktojë përmbysjen e gomones, duke i rrëzuar njerëzit në det.
“Po pastaj, kush do t`i shpëtojë ata”, pyet admirali. Mediat vendase thonë se përpos shumës gjigante që do të shpenzohet për këtë flotë patrullimesh në det e cila do të tentojë të zmbrapsë emigrantët në La Mansh, janë edhe 54 milionë paund që parashikohen t`i jepen Francës për të shtruar kontrollet në brigjet e saj.
Top Channel