Radhë për tampon në Kakavijë/ Klinikat u shërbejnë tani edhe qytetarëve në hyrje

06/09/2021 19:43

Në pikëkalimin e Kakavijës që prej ditës së sotme ka filluar aplikimi i ri i masave për të hyrë në Shqipëri ku parashikohen masat shëndetësore të vendosura për herë të parë në kufijtë hyrës të Shqipërisë që prej fillimit të pandemisë.

“Po duhet të jetë vaksinimi, dy dozat e para, të ketë kaluar 14 ditë, testi antigen, dhe certifikimi përmes analizave 3-mujore ose 6-mujore që kanë kaluar Covid. Një pjesë janë shumë të informuar, një pjesë janë të vaksinuar dhe shumica janë me testet e nevojshme për kalimin.”

Kjo procedurë e ka rritur kohën e përpunimit të dokumentacionit me rreth 10 minuta për çdo qytetar.

“Unë kam test të rregullt dhe mua më mbajtën këtu, më çuan deri tek përgjegjësi. Më mbajtën 10 minuta, janë të pasqaruar këta këtu. Jam i vaksinuar me dy vaksina”.

“Vonohen pak por ska gjë. Është në rregull. I kemi bërë edhe vaksinat këtu në Shqipëri”

-Ju keni ardhur me test?

“Po me test, vijmë nga Sllovakia dhe pritëm rreth një orë. Nuk kemi vaksina.”

Një numër qytetarësh po detyrohen nga autoritetet në hyrje të kryejnë tamponin në Kakavijë, të presin rezultatet dhe më pas të kalojnë. Për këtë arsye të dyja klinikat e instaluara këtu që deri tani ju shërbenin vetëm qytetarëve në dalje pasi testi ka kohë që është i detyrueshëm për të hyrë në Greqi, tani po i shërbejnë edhe fluksit hyrës në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA