Një stallë është përfshirë nga flakët në afërsi të “Urës me Harqe”, në Lezhë.

Lajmin e ka bërë të ditur policia ku njoftohet se menjëherë pas marrjes së informacionit kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e zjarrfikëses dhe policia.

“Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të “Urës me Harqe ” ka rënë zjarr. Menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ,ku po punohet për fikjen e zjarrit”, njofton policia.

Top Channel mëson se pas djegies së stallës ka marrë edhe sipërfaqe e konsiderueshme e malit me pisha,bredha dhe shkurre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA