Ndërsa Shqipëria përballet me shifrat e rritura të infektimeve, në pikat kufitare ka hyrë në fuqi zbatimi i rregullave te reja.

Pavarësisht se në piken e kalimit kufitar të Kapshticës, vendi fqinj ka kërkuar prej muajsh që udhëtarët të jenë të pajisur me dokumentet e nevojshme për të shmangur rrezikun e përhapjes së infektimeve, Shqipëria vetëm tani ka vendosur të kërkojë të njëjtat dokumente për ata që hyjnë në vendin tonë.

Kapshtica dhe Qafë Thana ishin dy prej pikave kufitare që gjatë gjithë verës shënuan shifra të larta të udhëtarëve që hynë në vendin tonë, por pavarësisht valës së infektimeve, kontrollet për koronavirusin mungonin. Modeli i shumë vendeve të tjera që detyronte udhëtaret të kishin me vete certifikatën e vaksinimit apo testet që dëshmonin se nuk ishin të infektuar nuk kërkoheshin në kufi dhe gjithkush mund të lëvizte lirshëm. Vendosja e rregullave të reja shihet si një masë që duhet të ishte marrë më parë ndërsa shqetësim duket se mbetet zbatimi i këtyre rregullave për të miturit ç’ka ka bërë që në disa raste familjet të kthehen pas.

Në 24 orët e fundit, nga dy pikat kufitare të Qafë Thanës dhe Kapshticës kanë hyrë dhe dalë mbi 8.000 persona, shifër kjo e cila ka qenë disa herë më e lartë gjatë muajve të sezonit turistik veror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA