Shqetësimi i Gjermainisë: Disa kriminelë në fluturimet e evakuimit nga Kabuli

05/09/2021 03:13

Me avionët e Bundeswehrit nga Afganistani duhet të vinin drejt Gjermanisë, krahas gjermanëve që punonin atje, edhe ish-punonjës lokalë, gazetarë, aktiviste e aktivistë të shoqërisë civile, si edhe ata që duhet të merreshin nën mbrojtje pas ardhjes në pushtet të talibanëve.

Por Ministria Federale e Punëve të Brendshme bëri tani të ditur, se përmes kësaj rruge kanë arritur të vijnë në Gjermani edhe persona që për autoritetet e sigurisë klasifikohen si me relevancë për sigurinë”.

Deri këtë moment janë identifikuar 20 raste, „që për shkak se nuk u verifikuan në Kabul po verifikohen tani në Gjermani”, tha ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer në Mynih. Mes këtyre rasteve penale ka edhe përdhunues të dënuar. Në raste të tjera bëhet fjalë për falsifikim dokumentesh. Katër prej atyre që janë marrë me aksionin e shpëtimit kanë qenë në Gjermani para disa vitesh dhe janë dëbuar.

Sipas mediave, mes personave të penalizuar ndodhen edhe emra që janë shfaqur në listën e Qendrës së Mbrojtjes nga Terrorizmi të landeve dhe federatës. Me aksionin e shpëtimit në Gjermani erdhën 4587 vetë, mes tyre 3849 afganë dhe 403 gjermanë./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA