Lëshonin teste të falsifikuara për COVID-19, dy të arrestuar në Podujevë

05/09/2021 07:40

Hetuesit policorë të drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim dhe bashkëveprim me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore-Prishtinë, pas hetimeve paraprake, sot ka zhvilluar një operacion policor në një laborator në Podujevë.

Hetimet paraprake dhe operacioni policor i sotëm vije pas dyshimeve se në këtë laborator lëshoheshin teste të falsifikuara për Covid-19.

“Hetuesit policorë, gjatë realizimit të këtij operacioni policor kanë arritur të kapin në flagrancë duke lëshuar teste të falsifikuara pronarin e laboratorit, të dyshuarin B.S., viti i lindjes 1952, mashkull kosovar dhe punëtoren e këtij laboratori Xh. Sh., viti i lindjes 1988, femër kosovare. Zyrtarët policorë (hetuesit dhe forenzika) edhe në këto momente janë duke vazhduar kontrollin në laborator së bashku me Inspektoratin Shëndetësor ku janë sekuestruar dëshmi të ndryshme të cilat do të shërbejnë si provë në procedurën e mëtutjeshme penale, po ashtu nga Inspektorati Shëndetësor do të merren masa tjera administrative në kuadër të kompetencave të tyre”, thuhet në njoftim.

Ndaj dy personave të dyshuar B.S. dhe Xh.Sh., nga prokurori kujdestar i PTH-Prishtinë është lëshuar aktvendim për ndalim 48 orësh lidhur me dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje ‘falsifikim i dokumenteve’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA