Karta identiteti të falsifikuara, drogë dhe vetëplagosje me armë zjarri/ Arrestohen 5 persona në Tiranë

04/09/2021 12:53
Foto ilustruese

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Dy prej tyre, të identifikuar me inicialet J. D., 62 vjeç dhe A. D., 43 vjeç, u vunë në pranga sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vendin e quajtur “Majlug” në Shëngjergj,  kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Ndërsa një 19-vjeçar, S.H., u arrestua nga Policia Kufitare e Rinasit për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pashaportave ose i vizave”. Së bashku me kushërirën 31-vjeçare që u procedua penalisht, të identifikuar me inicialet E.H., pasi në dalje të PKK Rinas, gjatë kontrollit të ushtruar në të dyja çantat personale që kishin me vete, iu janë gjetur dhe sekuestruar dy karta identiteti, të dyshuara të falsifikuara.

Forcat “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” i shtetasit L. K., 35 vjeç,  pasi në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku është vetëplagosur me armë zjarri, nga veprimet hetimore ka rezultuar se arma e zjarrit ishte pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA