Rama largoi PS-në e vitit 2005/ La në periferi të politikës, Ruçin Xhafajn, Majkon, Braçen, Ulqinin…

03/09/2021 20:15

Në kryesinë e Partisë Socialiste para vitit 2005, shumë anëtarë të rinj të kësaj partie as nuk i njohin se kush janë.

Pjesa dërmuese u larguan, pasi i pari u largua Fatos Nano për t’i lënë vendin Edi Ramës. Në atë kohë kryetari i bashkisë ishte jo vetëm pa parti por edhe kritik ndaj disiplinës partiake. Por edhe Rama u anëtarësua para se të bëhej kryetar.

Anastas Angjeli iu përgjigj në këtë mënyrë pyetjes nëse i druhej kandidimit të Ramës në krye të PS
Por vetë Angjeli u largua nga grupi kryesor i drejtimit të PS pas ardhjes së Ramës në krye. PS sot, nën drejtimin e Ramës nuk është më ajo që Rama morri para 16 ditësh. Dalëngadalë, Rama po ndahej nga partia socialiste e vitit 2005. Emra të tillë si Musa Ulqini ishin ndër të parët që kaluan në rreshtat e fundit. Por ndryshimi më i dukshëm po ndodh së fundmi. Largimi i gramor rucit nga çdo post partiak ishte qershia mbi tortë për shkak të peshës së madhe politike që Ruçi kishte në PS.

Por ndërkohë, rrugën e ndarjes po merrnin edhe emra të tjerë, Fatmir Xhafaj pas ikjes nga posti i ministrit të brendshëm, u vendos jashtë listës fituese për zgjedhjet parlamentare dhe së fundmi u la edhe jashtë kryesisë. Erjon Braçe e shpalli i pari largimin nga të zgjedhurit e Ramës për mandatin e tretë, por megjithatë u zgjodh anëtar kryesie.

Pandeli Majko, disa herë kryeministër, nuk është më pas deputet, por mbeti në kryesinë e PS pa ndonjë post. Së fundmi shkaktoi shumë habi mënjanimi i taulant ballës që edhe pse pati më shumë sukses së Damian Gjiknuri në zgjedhje u detyrua t’ia dorëzojë atij postin në Partinë socialiste bashkë me investimin elektoral në Elbasan. Partia Socialiste e mandatit të tretë është krejt e ndryshme në përbërje. Emra të rinj, më së shumti të rritur politikisht nën hijen e kryetarit i zunë vendet të vjetërve në kohën kur Rama as nuk ishte socialist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA