Ashtu siç u parashikua uragani Ida goditi Louisianën në SHBA duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona. Në New Orleans përmbytjet dhe stuhitë e fuqishme si pasojë e uraganit kanë shkaktuar dëme në linjat e elektricitetit.
Teksa mijëra njerëz po bëjnë përpjekje për të riparuar linjat elektrike, zyrtarët kanë theksuar se krahas mungesës së energjisë elektrike, ndërprerjes së ujit, problemeve të ushqimit dhe gazit ata po përpiqen të sigurojnë ushqime falas për popullatën e rajonit të prekur edhe nga i nxehti përvëlues.
LaToya Cantrell, kryebashkiakja e New Orleansit shpalli orë policore natën për të parandaluar krimet e mundshme pasi qyteti ndodhet në errësirë dhe se uragani ka dëmtuar linjat elektrike.
Gjithashtu, uragani Ida i cili goditi të dielën Louisianan me një stuhi në kategorinë 4 ka shkaktuar shkatërrime masive në qytetin Grand Isle. Rreth 700 ndërtesa janë shembur ose kanë pësuar dëme të mëdha.
Po ashtu rruga kryesore në qytet u bllokua pothuajse plotësisht nga rëra e sjellë nga dallgët e baticës dje ndërsa shtyllat e energjisë gjithashtu janë dëmtuar rëndë.
Top Channel