Në të gjithë gjatësinë e lumit Mat dhe Fan vetëm tre kompani janë të liçensuar konform rregullave.

Shfrytëzimi i këtyre lumenjve po sjell dëme të mëdha në një sërë veprash të rëndësishme. Sipas disa familjeve të fshatrave të zonës kompania “Klodi” Sh.p.k që po shfrytëzon inertet e lumit po ua bën jetën të vështirë prej zhurmës, pluhurit por edhe rrezikut të përmbytjeve nga erozioni.

Ne kontaktuam edhe me përfaqësuesit kësaj kompani Dashamir Murataj, i cili nuk pranoi te prononcohej të japë një shpjegim në lidhje më shqetësimet e ngritura nga banorët e lagjes “Përlalaj” të Njësisë Rubik.

Në lidhje me fenomenin e shkatërrimtar të lumenjve, Përgjegjësi i sektorit të Zhvillimit Urban Prefektura Lezhë Gentjan Liçi thotë se është gjobitur firma në fjalë.

Gentjan Liçi, përgjegjësi i sektorit të Zhvillimit Urban Prefektura Lezhë: Me përfundimin e aktivitetit të Task Forcës ne jemi akoma në pritje në lidhje me subjektet të cilat do të sanksionohen me gjobë, jo vetëm nga drejtoria rajonale e mjedisit, jo vetëm nga Inspektoriati shtetëror i punës, por do interesohemi dhe do të marrim informacione në lidhje me IKMT dhe hetimin tatimor se çfarë masash kanë marrë mbi shkeljet të cilat ne kemi konstatuar në terren dhe i kemi adresuar pranë zyrave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA