Aktori i famshëm i serialeve indiane vdes papritur në moshën 40 vjeçare (fotot)

02/09/2021 15:59

Aktori i njohur indian i filmave dhe serialeve indiane Siddharth Shukla ka vdekur papritur në moshën 40 vjeçare, në dukje nga një atak kardiak.

Një doktor indian tha për rrjetin britanik BBC se shkaqet e vdekjes nuk ishin ende të qarta, por mediat vendase thanë se kishte pësuar një atak kardiak.

“Ai u soll i vdekur në spital disa kohë më parë”, tha një drejtues i spitalit Cooper Hospital për mediat vendase, duke shtuar: “Raportimet fillestare tregojnë se ka pësuar një atak kardiak, por për të qenë të sigurtë duhet të përfundojmë autopsinë”.

Shukla kishte aktruar në shumë filma e seriale të industrisë indiane televizive të njohur si ‘Bollywood’.

“Lajmi ka tronditur industrinë televizive”, tha Rohit Khilnani, kreu i grupit televiziv vendas NDTV.

Homazhe të shumta vinin për aktorin nga industria, miqtë e familjarët. Ata shprehnin trishtimin për vdekjen e papritur në moshë kaq të re.

Aktori lë pas nënën e dy motrat.

FOTO GALERI
1/3
Aktori i njohur indian Siddharth Shukla ka vdekur papritur në moshën 40 vjeçare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA