Ujërat e përmbytjeve, aligatori vret një person, delfinët dalin në rrugë

01/09/2021 14:58

Përmbytjet që shkaktoi uragani Ida në SHBA, kanë dëmtuar rrugë e shtëpi, por ato sollën dhe një rrezik të papritur, një aligator lundronte mes ujërave që pushtuan një zonë të Luizjanës.

Mësohet se ai ka sulmuar egërsisht një 71-vjeçar, të cilit i ka shkulur krahun. Burri nuk arriti t`i mbijetonte plagëve të marra. Në një lagje tjetër, mes ujërave u pa të notonte një delfin. Në një konferencë virtuale me personelin federal të emergjencës, Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi banorët e Luizianës dhe Misisipit që të jenë vigjilentë gjatë gjithë stuhisë.

Unë u bëj thirrje banorëve të zonës që të jenë të vëmendshëm dhe të përgatitur. Mbani në dispozicion furnizimet për familjen tuaj. Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale”, u shpreh ai. Zyrtarët thanë se intensifikimi i shpejtë Ida-s nga një stuhi në një uragan të fuqishëm brenda tre ditëve nuk ofroi kohë të mjaftueshme për evakuimin e 390 mijë banorëve të New Orlinsit. Uragani Ida ka lënë mbi një milionë njerëz pa energji elektrike. Zyrtarët pohuan se fundi se stuhia Ida, megjithëse më e dobësuar, po sjellë reshje të mëdha shiu në shtetin e Misisipit, duke shkaktuar përmbytje të rënda.

Top Channel