SHBA dhe Filipinet bashkojnë forcat në det, stërvitja e dy gardave detare

01/09/2021 12:35

Garda Bregdetare e Filipineve kreu të martën një stërvitje të përbashkët detare me Gardën Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, në ujërat pranë Gjirit Subic.

SHBA dërgoi anijen e saj, Munro me sistemin e avionëve pa pilot Scan Eagle.
Dy gardat bregdetare kryen stërvitjet në det të hapur për të promovuar sigurinë dhe rritur ndërveprimin mes dy shteteve.

Suksesi i stërvitjes së përbashkët detare midis dy forcave bregdetare jo vetëm që do të forcojë partneritetin ndërkombëtar për reagimin e menjëhershëm ndaj fatkeqësive, por gjithashtu do të sigurojë që personeli ynë mund të reagojë me efektivitet ndaj terrorizmit dhe akteve të tjera të paligjshme në vendin tonë”, tha Komandanti Admirali George Ursabia.

Gardat bregdetare kryen ushtrime për komunikimin mes anijeve, kërkimin dhe shpëtimin, operacionin e varkave të vogla, manovrimin me shumë anije dhe operacionin e reagimit emergjent në situata të vështira, të tilla si zjarr në bord.

Top Channel