Bota në alarm! 2 milion të vdekur për shkak të ndryshimeve klimatike në 50 vitet e fundit

01/09/2021 11:09

Mbi 2 milion njerëz kanë ndërruar jetë gjatë 50 viteve të fundit, për shkak të katastrofave natyrore, të shkaktuar nga ndryshimet klimaterike.

Rreth 91% e viktimave janë nga vendet në zhvillim, sipas OKB-së.

Përmbytjet, stuhitë apo i nxehti ekstrem i kanë kushtuar botës një kosto prej 3.64 trilionë dollarësh.

Organizata Botërore e Meteorologjisë tha se në raportin e saj është bërë përmbledhja më gjithëpërfshirëse e vdekshmërisë dhe humbjeve ekonomike nga moti, uji dhe fatkeqësitë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Hulumtuesit kanë studiuar rreth 11,000 fatkeqësi që ndodhën midis viteve 1979-2019, përfshirë katastrofat kryesore si thatësira e Etiopisë më 1983, nga e cila u shkaktuan 300.000 vdekje, dhe Uragani Katrina më 2005 në SHBA që ishte më i kushtueshmi, me humbje prej 163.61 miliardë dollarë.

Numri i fatkeqësive është rritur për pesë herë gjatë një gjysmë shekulli, thotë ekspertët, që ngerë alarmin se fatkeqësitë natyrore mund të shtohen në vitet në vijim.

Top Channel