Autobusi ‘fluturon’ nga 100 metra lartësi! Përmbyset pranë përroit, të paktën 32 viktima

01/09/2021 12:18

Një autobus pasagjerësh në Peru doli nga rruga pasi humbi kontrollin duke rënë nga shkëmbi në 100 metra lartësi.

Automjeti përfundoi i përmbysur pranë një përroi. 32 persona humbën jetën, mes të cilëve 2 fëmijë.
20 pasagjerë të tjerë mbetën të plagosur dhe po marrin trajtim në spital. Të mbijetuarit ndihmuar ekipet e shpëtimit për të nxjerrë persona të tjerë, të mbetur në mjet.

Autobusi ishte nisur për në Lima nga Huanuco, një qytet me rreth 200,000 njerëz që është kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër në Perunë qendrore.

Dyshimet e para rreth shkaqeve të aksidentit tragjik lidhen me shpejtësinë tej normës ose përgjumjes së shoferit. Ngjarja nodhi në orët e para të mëngjesit të së martës.

Aksidentet që përfshijnë autobusë të linjave ndërqytetëse janë shumë të shpeshta në Peru për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së rrugëve apo lodhjes së shoferëve, të cilët qëndrojnë në timon për orë të gjata.

Top Channel