Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 rritet në mbi 7,8 milionë

01/09/2021 09:39

Numri i rasteve me koronavirusin e ri në kontinentin afrikan shkoi mbi 7.835.000.

Sipas faqes së internetit “Worldometers” ku azhurnohen të dhënat e COVID-19 në kontinent, numri i viktimave nga COVID-19 u rrit në 195.971.

Numri i përgjithshëm rasteve në Afrikë me COVID-19 shkoi mbi 7.838.973 dhe numri i të shëruarve shkoi mbi 6.945.519.

Numri më i madh i rasteve në kontinent u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi dhe në Egjipt.

Kurse numri më i madh i viktimave u regjistrua në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe në Egjipt.

Top Channel