Një aksident me pasojë plagosjen e tre persona është shënuar pak minuta më parë brenda tunelit të Krrabës, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Në njoftimin e bërë nga policia mësohet se një mjeti tip Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë.
Tre shtetasit e mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes janë dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e aksidentit në aksin Elbasan-Tiranë trafiku u bllokua për më shumë se 30 minuta.
Ndërkohë, paraprakisht mendohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave e njërit prej mjeteve, i cili ka goditur nga pas mjetin tjetër kur ka hyrë në tunel.
Ndryshimi i ndriçimit në tunel e bën të vështirë identifikimin në kohë të mjetit përpara, duke sjellë në këtë mënyrë përplasjen e pashmangshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Top Channel