Camila Cabello ka ndezur spekulimet për fejesë pas një videoje të ndarë në TikTok, ku po mbante një unazë në gisht në dorën e majtë.

Por ajo iu betua Jimmy Fallon në “Tonight Show” se me të vërtetë nuk është ajo që duket.
Këngëtarja dhe i dashuri i saj prej dy vitesh, artisti Shawn Mendes, nuk janë drejt këtij hapi të rëndësishëm.

Ai (Shawn) nuk më ka (kërkuar të martohem). Dhe nuk jam fejuar. Betohem në Zot, as nuk e di se në cilën dorë mbahet unaza e fejesës”, sqaroi Cabello.

Mendes, nga ana tjetër, ka treguar javën e kaluar se si argumentet e tij me Cabello ndikojnë në marrëdhënien e tyre.

Ne patjetër luftojmë dhe futemi në argumentet më të këqija të vogla, por unë mendoj se definitivisht jemi mjaft mirë”, tha Mendes. “Ne kemi një marrëdhënie vërtet të sinqertë dhe të hapur, por, por po, jo, ne patjetër që luftojmë. Nuk është se kapemi për duar gjatë gjithë kohës, por ne jemi vërtet mirë me njëri -tjetrin. Është gjithmonë si një luftë e vogël”.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA