Makina përplas këmbësorin, 49-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

27/08/2021 16:07
Foto ilustruese

Krujë – Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tapizë, ku është përplasur me makinë këmbësori 49-vjeçar.

Forcat blu bëjnë me dije se është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

“Më datë 27.08.2021, rreth orës 15:30, në Tapizë, një mjet me drejtues shtetasin Xh.S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. E., rreth 49 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA