Nga Anila Hoxha

Nesër në orën 11:00 përpara gjykatës së Vlorës del për tu njohur me akuzën e “vrasjes me paramendim”, vrasësi i Xhuljan Bullarit, një i ri që dy vitet e fundit të jetës i kaloi midis burgut, ëndrrës e planeve për tu larguar në Gjermani dhe papunësisë.

Ishte 25 vjeç dhe mbrëmja e fundit e jetës së tij kalon shkurtimisht si një film bardh e zi, treguar nga kamerat e sigurisë tanimë të sekuestruara si prova. I riu e mori vrasësin e tij si pasagjer pranë një parkimi afër drejtorisë së Policisë Tiranë, së bashku me të shfaqet teksa po udhëton me mjetin Fiat Punto drejt vdekjes, me  vdekjen në makinë dhe në kamerat e qytetit të Lushnjes, kapërcen rotondon e Vlorës, hyn në muzg rreth orës 19:54 me drejtim “Transballkaniken”.

Më pas 1 orë më vonë, ai shfaqet kur kalon pranë një pike karburanti në Qafë Babicë, sa afër vdekjes që është, por ai nuk e di. Ai po shkon drejt vendit të quajtur “Lapidari”, ku pasagjeri që ai duhet ta kishte mik burgu do ta qëllojë me dy plumba me një pistoletë të llojit Tangofolio Giussepe SRL Gardone Italy, e groposur më pas në shtëpinë e tij.

I dyshuari si vrasës i 25 vjecarit është Bledar Selmanaj, një 39 vjeçar që u njoh dhe jetoi në të njëjtën qeli me viktimën dhe madje u miqësuan së bashku. Viktima e kishte lënë burgun më herët, ndërsa vrasësi i tij u lirua në datën 5 korrik 2021. Të dy së bashku u ritakuan jashtë burgut dhe sipas rrëfimit të vrasësit, ata hynë në tregti droge, një ngarkesë për të cilën i dyshuari si vrasës ndërhyri tek disa miq të tij për t’ua shitur disa miqve të viktimës.

Por nëse dëshmia e tij është apo jo e vërtetë do të duhet shumë punë dhe prova, vec qelizave dhe kamerave të sigurisë, mes tyre edhe konfirmimi nëse arma e varrosur në lagjen “15 Tetori” është e njëjtë nga ku u kryen qitjet vdekjeprurëse.

Por Selmanaj që dyshohet se mund ta ketë kryer krimin edhe nën efektin e drogës apo për të vjedhur, capitet në dëshminë e tij mes frazave që nuk shprehin asgjë tjetër përpos dramave që ndodhin me rininë tonë.

Ai thotë se negocioi për shitjen e 100 kilogramëve hashash të presuar që u shkëmbye në Elbasan. Ai thotë se miqtë e viktimës i paguan miqtë e tij me para false. Ai thotë se i kërkoi 3 mijë euro shokut të burgut. Ai thotë se sherri i drogës është vdekjeprurës. Pastaj ai thotë se nuk e vrau atë. Por një telefon që ai e la në banesë menjëherë pas arratisjes, referuar analizës së antenave thonë të kundërtën, janë loguar në të njëjtat antena.

Derisa të dalin përgjigjet e laboratorit të kriminalistikës nëse është apo jo ai vrasësi, Selmanaj mbetet i akuzuar kryesor dhe droga mbetet pista kryesore. E njëjta drogë që dërgon po asnjë dallim në qeli, të shoqëruar e të ndaluar dhjetra të rinj e të mitur me statusin “përdorues”.

Në Tiranë një plagë e re sociale vazhdon e hapur dhe padyshim nuk bëjnë dallim edhe qytetet e tjera. Jo vetëm fëmijë që rrahin prindërit dhe kërkojnë 5 mijë lekë të vjetra për një cigare hashash, gjithashtu mes tyre ka fëmijë gjyqtarësh, prokurorësh, ish shefash policie, shefash, mjekësh e biznesmenësh që kapen rastësisht me dozat e drogës që mbillet në atdheun e tyre.

Cështjet mos fillohet pasi ata konsiderohen përdorues dhe satirat janë të pakonsiderueshme. Parcelat në mal gjelbërojnë me bindjen  se ato tonelata dërgohen larg, drejt një vendi tjetër që nuk është Shqipëria.

Rast pas rasti monitorimi i Qendrës FOL tregoi se nga 1 nëntori 2020 , vetëm në kryeqytet u shoqëruan mbasi u konstatuan me drogë  640 të rinj dhe  adoleshentë  apo të mitur.  Prej tyre 191 u arrestuan.

A nuk duhet të shqetësohemi për rininë dhe të ardhmen tonë?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA