Izraeli do të dërgojë njësi të të vaksinimit në komunitetet me përqindje të ulët të vaksinimit.
Ministri izrael i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz thotë se shpërndarja e vaksinave është një çështje socio–ekonomike, ku individët më të pasur kanë më shumë gjasa të marrin dozat anti Covid, sesa shtresat më të varfra të popullsisë. Komunitetet arabe në Izrael janë grupi me më pak të vaksinuar.
Në vend, pritet të miratohet doza e tretë, për personat mbi 30 vjeç.
Në përpjekje për të imunizuar mbi një milion izraelitë që kanë mbetur të pavaksinuar, tashmë mjeti me vaksina do të lëvizë në disa qytete të vendit.
Qytetet me normat më të ulëta të vaksinimit në Izrael janë Jeruzalemi, Ar’ara, Kuseife, Hura, Beersheba, Rahat, Beit Shemesh, Ashdod, Lod, Elad, Kafr Qasim, Tira, Bnei Brak, Qalansawe, Harish, Baqa al- Gharbiya, Afula, Nazareth, Daliyat al-Karmel, Kafr Manda, Shfaram, Tamra, Tiberias, Safed dhe Jadeidi-Makr.
Duke prezantuar programin “Vaksinat në shtëpinë tuaj”, Horowitz tha se “nuk do të heq dorë nga grupet e pavaksinuara”.
Top Channel