Sasia e fundit me doza të vaksinës Pfizer mbërriti sot në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, ndërsa lajmin e mirë e dha vetë kryeministri Rama.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se BE do të vazhdojë të mbështesë planin e vaksinimit në vendin tonë, ndërsa apelon qytetarët që të bëjnë vaksinën.

Statusi i plotë:

Sot Shqipëria mori ngarkesën e fundit të vaksinave të financuara nga Bashkimi Europian, doza të BioNTech/Pfizer të dhuruara nga Austria dhe të shpërndara çdo javë për të arritur planin e vaksinimit në vend. 150 mijë vaksina për qytetarët shqiptarë.

BE do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në përballjen me Covid-19. Ju lutem vaksinohuni! Vaksinimi krijon imunitet në mënyrë më efektive sesa infektimi dhe sëmundja.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA