Pas pamjeve dramatike të shkaktuara nga tërheqja amerikane e trupave ushtarake, ish-kryemeinistri britanik Toni Bler, aleati më i madh i Shteteve të Bashkuara kur 20 vjet më parë u vendos të ndërhyej ushtarakisht pas sulmeve të 11 Shtatorit, e ka thyer heshtjen, duke e cilësuar vendimin e presidentit aktual amerikan Xho Biden si një “vendim idotesk”.
Sipas tij tërheqja e befasishme amerikane qartazi është një vendim që nuk është hartur nisur nga strategji të mëdha, por nga politika e ditës. “Ne nuk kishim nevojë ta bënim një gjë të tillë, ne përzgjodhëm ta bëjmë atë. E ndërmorëm duke iu nënshtruar sloganit politik idoitesk të dhënies fund të së ashtuquajturës ” luftrave të herëhshme.”
Toni Bler shkruan këtë të dielë se nga këto zhvillime Britania rrezikon që të bjerë në kategorinë e Ligës së Dytë të fuqive globale dhe për këtë ai fajëson qenien e Britanisë jashtë Evropës si dhe pasjes së “pak ose aspak konsultim nga aleati ynë i madh Shtetet e Bashkuara, për shkak të influencës në rënie të Britanisë në botë”.
Sulmi i ish-kryeministrit britanik mund tq entuzizmojq mbështetësit e tij, por gjasat janë se do të irritojë kritikët e tij si dhe qeverinë aktuale të cilët mund të pretendojnë se rekordi i Blerit në Irak dhe Afganistan e kanë lënë atë një politikan të diskretituar.
Në sulmin e tij ndaj presidentit Biden, Bler thotë se Rusia, Kina dhe Irani do e shikojnë situatën e krijuar dhe do e shfrytezojnë atë, ndërkohë kjo u tregon armiqve tanë se ne në Perëndim nuk kemi asnjë vlerë që ia vlen të mbrohet.
Duke iu drejtuar kryeministri aktual Boris Johson, ish-kryeministri laburist Toni Bler thotë se Britania duhet të shfrytëzojë kryesimin e G7 dhe të krijojë grupin e Kontaktit të G7 dhe vendeve të tjera kryesore të botës, për tu angazhuar për të ndihmuar popullin afgan dhe t’i kërkojnë llogari regjimit të ri. Nato e cila ka 8 mijë trupa në Afganistan bashkë me amerikanet, si dhe Evropa duhet të përfshihen në një bashkëpunim të plotë në kuadër të këtij grupi kontakti, sugjeron ish-kryeministri britanik Toni Bler, njeriu që fitoi tre mandate për laburistët si askush më parë në historinë e politikës britanike.
Top Channel