Kriza e mbetjeve urbane në Shqipëri është një fenomen që shqetëson gjithkënd.
Kush ka shkuar me pushime në bregdet gjatë kësaj vere nuk mund të mos ketë vënë re pirgjet e mbetjeve të shpërndarë. Ky problem vijon akoma në plazhet e Durrësit, Golemit, në Fier por edhe në bregdetin e rivierës.
Artisti Robert Aliaj po pushon në bregdetin e Sarandës dhe pamjet e plehrave të lënë rrugëve e kanë revoltuar.
“Ja pra, shikoni çfarë pamje e bukur, përpara se të arrijmë në një plazh, nga më të njohurit në jug. Ku birra bën 5 herë më shtrenjtë se në një qytet evropian, me 5.000 euro rrogë mesatare. Dhe ju e dini aromën e plehrave. Do ta merrni sa herë të vini në plazh. Dhe do ta miksoni me aromat e detit. Këto plehra janë fytyra ime, fytyra jote, fytyra jonë dhe fytyra e familjeve tona. Këta jemi ne“, thotë artisti në video.
Një ditë pas revoltës së tij, pushteti lokal reagoi duke mbledhur çuar mjete për të hequr mbeturinat e lëna prej ditësh në zonën pranë plazhit.
Top Channel