Festë dhe gjak, mijëra pelegrinë mësyjnë Qerbelanë në ditën e Ashures

20/08/2021 13:00

Maskat ishin gjëja e fundit në mendjen e qindra mijëra pelegrinëve që u grumbulluan ne qytetin e shenjtë të Qerbelasë në Irak në ditën e Ashures, një nga datat me të shënuara të kalendarit shiit.

Gjurma e pandemisë ndihej megjithatë në turmën e zhurmshme, që ishte më e vogël se miliona pjesëmarrësit e dy viteve më parë. Numri i të mbërriturve nga jashtë Irakut gjithashtu, ishte reduktuar. Por as sëmundja, e as frika e ndonjë akti terrorist nuk e frenuan kremtimin e atij që konsiderohet si “momenti përcaktues në lindjen e degës shiite të islamit”, besimi kryesor në Irak e Iran.

Dita e ashures shënon vrasjen e nipit të profetit Muhamed, Imam Hyseinit nga trupat e Kalifit Jazid në shkretëtirën e Qerbelasë në vitin 680 pas Krishtit. Ashtu sic e do tradita, pelegrinët marshojnë drejt qytetit në këtë ditë të rëndësishme dhe flenë rrugës nëpër kampe të ngritura aty për aty, ndonëse temperaturat ne zone gjatë verës mbërrijnë rregullisht në 45 gradë Celsius.

Gjate përgatitjeve për festën, rituale zije mbahen nëpër qytetet Shiite, ndërsa në Qerbela, ata më të zellshmit e dëshmojnë përkushtimin e tyre duke goditur kokat apo kurrizin me tehun e shpatave derisa t`u dalë gjak, një praktikë kjo e hershme e liderëve shpirtërorë shiitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA