Afganistan/ Shikoni çfarë i kanë bërë talebanët fotografive të femrave të kuruara nëpër dyqane

19/08/2021 11:46

Qyteti i Kabulit po pëson shumë ndryshime gjatë këtyre ditëve pasi talebanët morën pushtetin.

Në fasadat e dyqaneve ku ka fytyra femrash të kuruara në detaje, talebanët kanë zgjedhur që t’i lyejnë me bojë të zezë.

Sipas një agjencie franceze, që prej vitit 2001, qindra sallone bukurie (të ndaluara më parë) u hapën në Kabul, duke ofruar shërbime të tilla si manikyr dhe grim për gratë. Trupi i tyre nga botë.

Kohët e fundit, teksa forcat talebane iu afruan kryeqytetit, filluan të mbulonin reklamat me fytyra të qeshura të grave që pozonin me veshje nusërie.

Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit në 2001, tetë rregullat që zbatoheshin për gratë , të vendosura nga regjimi taleban, ishin:

1. Duhet të mbuloheshin me rroba nga koka te këmbët.
2. Nuk lejoheshin të punonin, përveçse në raste shumë specifike.
3. Nuk lejoheshin të shkonin në shkollë.
4. Kishin qasje të kufizuar në sistemin Shëndetësor.
5. Nuk mund të dilnin nga shtëpia e tyre pa u shoqëruar nga një anëtar mashkull i familjes së tyre.
6. Duhet të hipnin në autobusë specialë, ndërsa për të hipur në taksi, duhet të shoqëroheshin përsëri nga një burrë, i afërmi i tyre.
7. Në përgjithësi, gratë nuk mund të ecnin në rrugë pa u shoqëruar nga një burrë që është i afërmi i tyre.
8. Dritaret e shtëpive të tyre duheshin lyer në mënyrë që asnjë kalimtar të mos shihte brenda.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA