Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll zjarrin në Malin e Rrjacës në Prrenjas, ndërsa vijon puna pasi era mund ta favorizojë duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës në kufi me Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Mbrojtjes bën me dije se edhe “fqinjët tanë po punojnë në pjesën e tyre”.
Mbi 100 forca po luftojnë me flakët në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, ku tymi i dendur ka vështirësuar ndërhyrjen nga ajri dhe era favorizon flakët.
Në malin e Tërbunit në Pukë dhe fshatin Dardhë në Fushë-Arrëz era dhe terreni po favorizojnë përhapjen e zjarrit, ndërkohë që në këto 2 vatra po punojnë aktualisht në terren rreth 200 forca.
Vatrat e tjera në vend nuk paraqesin rrezik të lartë dhe vijon puna e autoriteteve lokale për shuarjen e tyre.
Top Channel