SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për Elvis Roshin
14/04/2026 10:37
SPAK ka kërkuar në seancën e sotme pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi.
Kjo kërkesë e SPAK ka ardhur për shkak të parashkrimit të veprës penale, ndërkohë që vijojnë hetimet për 5 episode të tjera për shpërdorim detyre.
Seanca e radhës është caktuar për datën 28 prill.
Elvis Roshi u kallëzua 10 vite më parë në Prokurorinë e Kavajës nga KLSH në shtator të vitit 2015, ku së bashku me 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.
Top Channel