Thyerje e masës së sigurisë, dhunë në familje dhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike/ Çfarë ndodhi gjatë orëve të fundit në Tiranë

17/08/2021 11:04
Foto ilustruese

Policia e Tiranës jep detajet e arrestimeve gjatë 24 orëve të fundit, ku përfshihet edhe një 40-vjeçar që theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

40-vjeçari i identifikuar me inicialet S.B., u arrestua nga policia e Kavajës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 56 vjeç, pasi në biznesin e tij, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E.M., 34 vjeç, B. D., 42 vjeç, U. K., 39 vjeç dhe F. F., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

V.Zh., 59 vjeç, pasi është përfshirë në një përplasje me motomjetin me drejtues shtetasin E. Z., 42 vjeç dhe pasagjere B. Z. Si pasojë është dëmtuar shtetasja B. Z., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit në rrugën “Sotir Polena” pasi më datë 16.08.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit N. L., 44 vjeç.

Më datë 16.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. D., 50 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit Q. Z. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 17.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit D. A., 43 vjeç dhe D. A., 48 vjeç, sepse  në lagjen nr.2 Kavajë, 43-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Volvo” ka goditur mjetin tip “Benz” me drejtues A. I., 30 vjeç, dhe më pas në bashkëpunim me vëllain e tij 48-vjeçarin, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. I.

Më datë 16.08.2021, në rrugën “Muhamet Deliu”,  kanë vjedhur disa sende me vlerë dhe një shumë parash në banesën e shtetases K. B., 51 vjeçe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 16.08.2021, në plazhin e Spillesë, aksidentalisht,  ka rrezikuar të mbytet shtetasi i mitur 15-vjeçar,  i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA