Një 67-vjeçar është proceduar penalisht në Lezhë, pasi ndezi zjarr në afërsi të banesës së tij, e më pas flakët kanë dalë jashtë kontrolli duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe pemë në kodrën e fshatit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:
L.M., 67 vjeç, banues në fshatin Zejmen ,Lezhë, pasi ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave, e më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe peme në kodrën e fshatit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel