Banesa merr flakë në Lushnje, shkrumbohet çdo gjë (Pamjet)
16/08/2021 20:22
Një banesë në lagjen “18 Tetori” në Lushnje është përfshirë nga zjarri.
Zjarri sipas zjarrfikësve është vendosur nga ndonjë person i pandërgjegjshëm.
Në banesë nuk ka asnjë prej familjarëve pasi jetojnë jashtë shtetit.
Zjarri ka djegur gjithçka pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses.
Për shkak se ishte e pabanuar nga pronarët, dyshohet se zjarri është vendosur nga ndonjë endacak.
Ka dëme në banesë, ndërsa zjarrfikësit bënë kontroll për mos rrezikuar banesat e tjera.
Top Channel