Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në Krujë, procedohet penalisht një person

15/08/2021 10:30

Ramiz Stafasani është proceduar penalisht në Krujë pasi aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur “Kodra e Teqes”.

Ky shtetas aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në Borizanë të Krujës, duke djegur disa pemë frutore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin: R. S., 57 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur “Kodra e Teqes”, Borizanë, Krujë, duke djegur disa pemë frutore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA