Refugjatë afgan në Shqipëri? Top Channel zbulon detajet, si dhe ku u bë propozimi

14/08/2021 12:00

Një ditë me parë agjencia e lajmeve Reuters publikoi lajmin se presidenca amerikane e Biden është në bisedime me Shqipërinë dhe Kosovën për të strehuar refugjatë afganë.

Burime diplomatike i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se kjo çështje për herë të parë është diskutuar në parim, nga NATO mes vendeve anëtare kur u diskutua tërheqja nga Afganistani.

Në atë takim është ngritur edhe shqetësimi për të ardhmen e përkthyesve dhe atyre që kanë ndihmuar koalicionin ushtarak anti-Taliban udhëhequr nga amerikanët.

Të njëjtat burime pohojnë se për momentin nuk ka bisedime aktive mes Shqipërisë dhe SHBA për strehimin e refugjatëve afgan në vendin tonë.

Megjithatë nëse NATO ku Shqipëria është anëtare kërkon një ndihmë të tillë,  mendohet se nuk do të mungojë kontributi Shqipërisë në këtë çështje me karakter humanitar.

Deri këto momente Top Channel nuk ka ende reagimin kërkuar qeverisë nëse ka patur një kërkesë amerikane ndaj Shqipërisë për të strehuar përkohësisht përkthyes apo personel vendas afgan që për 20 vite ndihmoi në operacionet ushtarake të NATO-s dhe vendeve aleate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA