Deputeti gjerman Peter Beyer thotë, se procesi i Berlinit kërkon impulse të reja. Lidhur me ndryshimet që priten pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, Beyer thotë, se pavarësisht nga forcat që do të marrin pjesë në qeverinë e ardhshme gjermane, në marrëdhëniet ndërkombëtare “do të ketë vazhdimësi të politikave të qeverisë së Merkelit”.

Beyer shpreson që suksesi i qeverisë së ardhshme të matet nga integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Ai kërkon njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE, që nuk e kanë njohur deri tani dhe mendon se BE dhe SHBA, mund të bëjnë më shumë për Ballkanin.

Nderkohe amerikani James O’Brian, sapo është kthyer nga Ballkani dhe tregon se vendet e rajonit nuk kanë më besim në perspektivën europiane. Ai thotë se puna nuk është se SHBA duhet të mbështesë perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit, por duhet “që së bashku me BE-në të bëjë që perspektiva europiane e Ballkanit të kthehet në realitet”. Ai merr si shembull pengimin e Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria, një provë simbolike që tregon a është BE në gjendje që të funksionojë apo jo. O’Brian ishte në fund të korrikut në Shkup, ku liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ranë dakord të krijojnë një treg të përbashkët.

Nisma e Ballkanit te hapur nuk eshte mbeshtetur nga te gjitha vendet e ketij rajoni. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar atyre të krijojë një treg të përbashkët, por kjo nuk ka ndodhur, sepse për një arsye apo një tjetër nuk është arritur të merret miratimi nga të gjitha vendet. Prandaj, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë shkëputur duke bërë marrëveshje treshe dhe duke hapur rrugën edhe për të tjerët, është mënyra si e shpjegon O’Brian, Ballkanin e Hapur. Procesi i Berlinit, Minishengeni, Ballkani i Hapur, të gjitha kanë në thelb idenë e bashkëpunimit rajonal, përgjigjet Peter Beyer. Prandaj pyetjes si duhet trajtuar Ballkani i Hapur, ai i përgjigjet: “Bëhu pjesë e tij”. Ai ia kërkon këtë edhe Kosovës. “Kosova duhet të kthehet sërish në lojtar të rëndësishëm, dhe duhet të kapërcejë pengesat ideologjike”, thotë Beyer. Ai e quan Ballkanin e Hapur, projekt të mirë që shkon në të mirë të qytetarëve. Edhe O’Brian shpreson që Kosova të bëhet pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA