Padia e Murrizit, reagon Panariti: Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit

10/08/2021 13:37

Edmond Panariti ka reaguar pas kallëzimit që ka dorëzuar në SPAK Myslim Murrizi për të dhe Vojo Brengun pasi pretendon se ka kryer korrupsion me paratë publike, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesmarrësve në tender.

Panariti i thotë se padia nuk ekziston se nuk ka pasur kurrë tender për sistem të vaditjes me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës. Sipas Panaritit, është qesharake të paditësh pa objekt padie ndërsa i bën thirrje Panaritit që të korrigjojë shënjestrën e opozitarizmit.

Panariti: Korrigjo shënjestrën e opozitarizmit Z. Murrizi! U njoha me padinë më unike në botë ndaj Ministrisë së Bujqësisë të kryer nga opozitari i opozitës Murrizi. Padi për diçka që nuk ka ndodhur kurrë !Pra një padi për diçka që nuk ekziston!

Sepse nuk ka patur, dhe nuk ka tender të organizuar nga Ministria e Bujqësisë për sistem të vaditjes me pika me ujë të lumit Shkumbin për Bashkinë e Divjakës, siç deklaron prej kohësh paditësi opozitar i opozitës! Nuk ka!

Kjo është lehtësisht e verifikueshme. Pra është qesharake të paditësh pa objekt padije.I vetmi investim madhor i realizuar në Sistemin Kombetar të Vaditjes, ka qenë ai i Bankës Botërore, i kryer për infrastrukturën e digave dhe të kanaleve të para dhe të dyta të vaditjes.

Një ndër ndërhyrjet më të suksesshme në sistem. Dorëzuar me çelsa në dorë me funksione të plota vaditjeje, Bashkive përfituese që prej afër 5 vitesh. Prandaj korrigjo shënjestrën e opozitarizmit tënd zoti Murrizi! Kaq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA